Collector
Trump shkakton debat me imazh për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit | Collector
Trump shkakton debat me imazh për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit
Telegrafi

Trump shkakton debat me imazh për riemërtimin e Ngushticës së Hormuzit

Donald Trump ka ripublikuar në rrjetet sociale një imazh ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet e riemërtuar në nder të tij, një veprim që ka tërhequr vëmendje dhe debat në mediat ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, administrata e presidentit amerikan po nxit krijimin e një koalicioni të ri ndërkombëtar që do të synonte të garantonte kalimin e sigurt të anijeve tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike të tregtisë globale të naftës. Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, ky koalicion do të fokusohej kryesisht në bashkëpunimin e inteligjencës dhe në rritjen e presionit përmes sanksioneve ndaj palëve që kërcënojnë sigurinë e këtij korridori detar. Dy muaj që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit - gjithçka MINUTË PAS MINUTE Ndryshe nga aleancat tradicionale ushtarake, nisma nuk synon të jetë një bllok ushtarak formal, por një mekanizëm koordinimi mes vendeve pjesëmarrëse. Një deklaratë e Departamentit të Shtetit sqaron se shtetet e interesuara mund t’i bashkohen nismës si partnerë diplomatikë ose, në disa raste, edhe si partnerë ushtarakë, në varësi të angazhimit të tyre. Ndryshe, Ngushtica e Hormuzit ende është e mbyllur edhe pse ekziston një armëpushim mes Iranit dhe SHBA-së. /Telegrafi/

Go to News Site