Collector
Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Darkë miqësore, do të vijmë me lajme të mira | Collector
Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Darkë miqësore, do të vijmë me lajme të mira
Telegrafi

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Darkë miqësore, do të vijmë me lajme të mira

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”, raporton Ekonomia Online. Ai tha se ky takim s’është as i pari e as i fundit mes tyre. “Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”. I pyetur nëse do të bëhet bashkimi i madh i LDK-së, Abdixhiku tha se një pjesë substanciale e kthimit tashmë është arritur. “Një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së tashmë është arritur, por së shpejti do të sjellim edhe më shumë lajme shumë, shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku para mediave.

Go to News Site