Collector
"Nuk duhet ta pyesim Kongresin", Hegseth: Armëpushimi me Iranin "pezullon" afatin 60-ditor të luftës | Collector
Telegrafi

"Nuk duhet ta pyesim Kongresin", Hegseth: Armëpushimi me Iranin "pezullon" afatin 60-ditor të luftës

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, ka deklaruar se administrata amerikane e Donald Trumpit nuk e konsideron të nevojshme të kërkojë autorizim të ri nga Kongresi amerikan për veprimet ushtarake kundër Iranit, duke argumentuar se afati ligjor i përcaktuar mund të pezullohet për shkak të armëpushimit në fuqi. Sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës të vitit 1973, presidenti amerikan duhet të njoftojë Kongresin për përdorimin e forcës ushtarake dhe brenda 60 ditëve ose të ndalojë operacionet ose të marrë miratim zyrtar për vazhdimin e tyre. Ky afat për operacionet ndaj Iranit pritet të skadojë në fund të kësaj jave, shkruan cnn. Afati 60-ditor që mund të ndalojë luftën e Trumpit me Iranin Gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Hegseth tha se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, i cili ka hyrë në fuqi më 8 prill, sipas interpretimit të administratës nënkupton “pezullimin” e orës 60-ditore, pavarësisht se operacione të caktuara detare vazhdojnë ende. “Do t’i referohesha Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarëve ligjorë të saj, por në kuptimin tonë, gjatë armëpushimit ora 60-ditore ndalet”, tha Hegseth. Deklarata u kundërshtua nga senatori demokrat Tim Kaine, i cili argumentoi se ligji nuk e mbështet një interpretim të tillë. Ai paralajmëroi se skadimi i afatit 60-ditor mund të krijojë një çështje të rëndësishme ligjore për administratën amerikane, nëse operacionet ushtarake vazhdojnë pa miratimin e Kongresit. /Telegrafi/

Go to News Site