Telegrafi
Morena Messi, mbesa e Lionel Messit, u bë e njohur falë një videoje dhe tani dëshiron të bëhet këngëtare. 18-vjeçarja argjentinase është vajza e vëllait më të madh të Messit, Rodrigos. Popullariteti i saj shpërtheu dimrin e kaluar, kur Lionel Messi publikoi në Instagram një video ku Morena këndonte këngën “Quien me manda a enamorarme otra vez” (“Çfarë më shtyu të dashurohem sërish”). View this post on Instagram A post shared by moree (@morenamessi__) Meqë Messi ka rreth 512 milionë ndjekës në rrjete sociale, videoja u përhap shpejt dhe thuhet se brenda të njëjtës natë rreth 300 mijë persona e ndoqën Morenën në Instagram. Sot, katër muaj më vonë, ajo ka arritur rreth 386 mijë ndjekës. View this post on Instagram A post shared by moree (@morenamessi__) Edhe më herët Morena kishte treguar talentin e saj, pasi kishte kënduar edhe në festën e 15-vjetorit të saj, moment që Messi e kishte ndarë po ashtu me ndjekësit. Tani ajo publikon herë pas here foto nga studio muzikore, duke lënë të kuptohet se po tenton të nisë seriozisht rrugëtimin në muzikë. /Telegrafi/ "Un empujoncito" Por la historia que subió Messi sobre su sobrina morena para impulsarla en su carrera. pic.twitter.com/QIwBDLJIt2 — ¿Por qué es tendencia? (@porqueesTTenX) January 2, 2026
Go to News Site