Telegrafi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në pjesën jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri 16 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Go to News Site