Collector
Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim në NATO | Collector
Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim në NATO
Telegrafi

Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim në NATO

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka përshëndetur nismën e tre kongresistëve amerikanë për një rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ai e quajti këtë nismë hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik. “E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X. Kongresistë amerikanë me rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO Konjufca më tej tha se vendi ka gatishmëri për kontribut rreth sigurisë. “Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka shkruar Konjufca. I welcome the introduction of the bipartisan resolution in the US House of Representatives in support of Kosova’s membership in @NATO , and I thank Congressmen @RepKeithSelf , @RepRitchie , and @RepMikeLawler for their support and steady commitment to security in the Western… — Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) May 1, 2026

Go to News Site