Telegrafi
Specialisti i Ajrit Wilkinson, nga Skuadroni i 34-të i RAF, ka përshkruar se si është të shërbesh në "vijën e parë në Lindjen e Mesme". Në një video të ndarë nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, ushtari tha se ka vënë re se dronët dhe raketat balistike në katër javët e fundit janë “rritur ndjeshëm”. "Gjatë katër javëve të fundit, ka qenë shumë më e ngarkuar... disa nga djemtë që u vendosën më parë thanë se kishte disa UAS njëkahësh, një lloj droni vetëvrasës”, deklaroi ai. "Nuk kishte shumë tension në rajon, por gjatë katër javëve të fundit, vëllimi dhe qëndrueshmëria e UAS-ve njëkahësh dhe raketave balistike janë rritur ndjeshëm", shtoi ushtari. What's it really like to be stationed on the frontline in the Middle East? Air Specialist Wilkinson from the RAF Regiment shares his story — working around the clock to detect and shoot down aerial drone threats to protect our allies, filmed at the start of the month. pic.twitter.com/ftLXeywEsW — Ministry of Defence (@DefenceHQ) April 30, 2026 Ndryshe, Udhëheqësi suprem i Iranit ka lëshuar një deklaratë të re. Ajatollah Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë ose dëgjuar personalisht për të që kur u ngrit në detyrën më të lartë, pretendoi se "menaxhimi i ri" i Ngushticës së Hormuzit nga Teherani do të "sjellte qetësi dhe përparim" dhe përfitime ekonomike për të gjitha kombet. /Telegrafi/
Go to News Site