Collector
Prizren, 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete - nisin hetimet | Collector
Prizren, 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete - nisin hetimet
Telegrafi

Prizren, 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete - nisin hetimet

Sot, më 01.05.2026, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Piranë të Prizrenit, një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendngjarje.Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur prova relevante. Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), e cila, me urdhër të prokurorit, është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion. Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Go to News Site