Telegrafi
Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. SHMU njofton se pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin, ndërkaq reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s, ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/
Go to News Site