Collector
Nis periudha për certifikim të partive të reja dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë | Collector
Nis periudha për certifikim të partive të reja dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë
Telegrafi

Nis periudha për certifikim të partive të reja dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se sot më 2 maj nis afati për aplikim për certifikim të partive të reja, por edhe dorëzimi i listë së kandidatëve për deputetë. Bazuar në planin e aktiviteteve të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve afati për partitë e reja është deri më 10 maj, ndërsa ai për listat e kandidatëve përfundon më 12 maj. Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor. Sipas këtij institucioni, fushata zgjedhore pritet të nisë më 28 maj, ndërsa kostoja e përgjithshme e organizimit të zgjedhjeve kap vlerën prej 10.8 milionë euro. Ky plan u miratua me 10 vota për dhe asnjë kundër. Violeta Salihu tha se sekretariati i KQZ-së ka përgatitur planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme, bazuar në kërkesat e njësive përkatëse, ku shuma totale e buxhetit të planifikuar arrin shumën 10 milionë e 887.186 euro. Sipas saj, nga ky buxhet shkojnë paga dhe shtesa shuma 221 mijë euro, mallra dhe shërbime 10 milionë e 621 mijë euro, shpenzime komunale 32 mijë euro dhe pasuritë jo financiarë-kapitale, 13 mijë euro. /Telegrafi/

Go to News Site