Collector
Vrasje në tentativë në Istog, dy vëllezër sulmohen me thikë dhe me mjete të forta – të dyshuarit në arrati | Collector
Vrasje në tentativë në Istog, dy vëllezër sulmohen me thikë dhe me mjete të forta – të dyshuarit në arrati
Telegrafi

Vrasje në tentativë në Istog, dy vëllezër sulmohen me thikë dhe me mjete të forta – të dyshuarit në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Istog. Rasti ka ndodhur më 1 maj në ora 16:05. “Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati”, thuhet në raport. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Go to News Site