Collector
Bebe Rexha vjen me poza provokuese në veturë, ndërsa kënga e saj e fundit "New Religion" është bërë hit | Collector
Bebe Rexha vjen me poza provokuese në veturë, ndërsa kënga e saj e fundit
Telegrafi

Bebe Rexha vjen me poza provokuese në veturë, ndërsa kënga e saj e fundit "New Religion" është bërë hit

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka tërhequr vëmendje me disa fotografi të reja që ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje tejet “glam” nga eventi “Billboard Women in Music 2026” në Los Angeles. Në imazhet e publikuara, Bebe shihet me flokë biondë të prerë shkurt, e veshur me një trupore të zezë të kombinuar me çorape rrjete, ndërsa paraqitjen e ka kompletuar me një pelerinë/me veshje me gëzof në nuanca rozë dhe të errëta. Aksesorët me detaje perlash dhe syzet e diellit i dhanë stilit të saj edhe më shumë “shkëlqim” dhe një pamje të fortë skenike. View this post on Instagram A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) Paraqitja e saj në këtë event vjen në një periudhë të ngarkuar dhe shumë të suksesshme për artisten, e cila aktualisht po shijon jehonën e këngës “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless. Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe, sipas raportimeve, e ka ngjitur Bebën në krye të disa toplistave ndërkombëtare. - YouTube youtu.be Ndërkohë, fansat presin edhe albumin e saj të katërt, “Dirt Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor. Projekti do të përmbajë 12 këngë, ndërsa “New Religion” konsiderohet si një nga këngët më të suksesshme të këtij kapitulli të ri muzikor për Bebën. /Telegrafi/

Go to News Site