Collector
Milani i prezanton kontratë trevjeçare yllit të Bayern Munichut | Collector
Milani i prezanton kontratë trevjeçare yllit të Bayern Munichut
Telegrafi

Milani i prezanton kontratë trevjeçare yllit të Bayern Munichut

Corriere dello Sport raporton se Milani ka bërë një lëvizje të qartë në tregun e transferimeve, duke paraqitur një ofertë zyrtare për Leon Goretzkan, teksa klubi po përshpejton planet për ta përforcuar mesfushën përpara sezonit të ardhshëm. Reprezentuesi gjerman, i cili pritet të largohet nga Bayern Munichu si lojtar i lirë, ka marrë një ofertë trevjeçare me vlerë rreth 5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Oferta e Milanit përshkruhet si e strukturuar dhe e para në kohë krahasuar me interesimin e rivalëve, me klubin që synon të krijojë avantazh në negociata. Nga “Rossonerët” besohet se propozimi ka edhe peshë sportive, pasi Goretzka pritet të ketë rol kyç në mesfushë dhe të jetë titullar i rregullt si në garat vendore, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Brenda klubit, planifikimi i përforcimeve po udhëhiqet nga Giorgio Furlani dhe Igli Tare, në koordinim me Massimiliano Allegrin, i cili ka qenë i përfshirë në mënyrë të theksuar në orientimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Mesazhi i Allegrit për drejtuesit është i qartë: ndonëse zhvillimi i të rinjve mbetet pjesë e projektit, skuadra duhet të përfshijë edhe disa lojtarë me përvojë dhe nivel të lartë për të konkurruar në majë. Reprezentuesi gjerman si objektiv prioritar brenda kësaj strategjie, ndërsa Milani po monitoron edhe opsione të tjera në mesfushë, si Ismael Kone i Sassuolos, teksa përgatitet edhe për largime të mundshme në qendër të fushës./ Telegrafi /

Go to News Site