Collector
Fisnik Asllani me një asistim të bukur për golin e epërsisë të Hoffenheimit | Collector
Fisnik Asllani me një asistim të bukur për golin e epërsisë të Hoffenheimit
Telegrafi

Fisnik Asllani me një asistim të bukur për golin e epërsisë të Hoffenheimit

Hoffenheimi po luan në shtëpi ndaj Stuttgartit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit gjerman. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e tetë duke realizuar për 1-0 me anë të Andrej Kramaric. Reprezentuesi kroat u asistua nga sulmuesi dardan Fisnik Asllani i cili ia servoi një top të bukur, të cilin Kramaric e dërgoi në rrjetë. Andrej kramaric give them an early lead Hoffenheim 1-0 Stuttgart pic.twitter.com/flS3qNsuk2 — LIVE GOALS (@FTLiveGoals) May 2, 2026 Ky ishte asistimi i shtatë i Asllanit deri më tani në këtë edicion të garave, teksa numëron edhe dhjetë gola. Vlen të theksohet se nga minuta e parë në këtë ndeshje janë aktivizuar edhe dyshja Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu./ Telegrafi /

Go to News Site