Collector
Drita triumfon minimalisht në udhëtim ndaj Prishtinës së Re | Collector
Drita triumfon minimalisht në udhëtim ndaj Prishtinës së Re
Telegrafi

Drita triumfon minimalisht në udhëtim ndaj Prishtinës së Re

Drita ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Prishtinës së re në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar. Pjesa e parë nisi me një ritëm të ngadaltë, me Dritën që kryesisht po dominonte në aspektin e posedimit, por pa arritur të krijonte ndonjë rast të pastër. Megjithatë, situata ndryshoi teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë dhe fillimisht mysafirët goditën traversën me Jorgo Pëllumbin, duke dhënë sinjalet e para. Në minutën e 39-të, Kristal Abazaj u pengua brenda zonës dhe i saktë nga penalltia u tregua Besnik Krasniqi që realizoi për 1-0, e që në fund doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Në pjesën e dytë Drita ia doli të menaxhojë mirë epërsinë e krijuar, ndërsa Prishtina e Re pavarësisht disa daljeve të rrezikshme, nuk arriti të barazojë shifrat. Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 63 pikëve, tetë më shumë se Ballkani në vendin e dytë, por këta të fundit me një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina e Re në ndërkohë mbetet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 28 pikë të grumbulluara./ Telegrafi /

Go to News Site