Collector
“I dua vajzat shqiptare”, Bebe Rexha shfaqet krenare me bluzën që tërhoqi vëmendje në Instagram | Collector
“I dua vajzat shqiptare”, Bebe Rexha shfaqet krenare me bluzën që tërhoqi vëmendje në Instagram
Telegrafi

“I dua vajzat shqiptare”, Bebe Rexha shfaqet krenare me bluzën që tërhoqi vëmendje në Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një paraqitje të veçantë në Instagram. Ajo u shfaq e veshur me një bluzë të zezë ku shkruhej “I dua vajzat shqiptare” duke theksuar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me origjinën. Artistja nuk e ka fshehur kurrë krenarinë për rrënjët shqiptare, duke i promovuar ato shpesh në postime, intervista dhe projekte muzikore. Bebe Rexha/Instagram Një nga momentet që u komentua gjerësisht nga fansat ishte edhe përfshirja e një fraze në shqip në një prej këngëve të saj: “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”, e cila u prit me shumë entuziazëm nga publiku shqiptar. Bebe Rexha/Instagram Në postimet e fundit, Bebe nuk ishte e vetme. Në disa prej fotografive të publikuara, ajo shfaqej së bashku me shoqet e saj, të cilat gjithashtu mbanin të njëjtën bluzë, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe plot energji. Ky gjest i saj është parë si një tjetër mënyrë për të promovuar identitetin shqiptar në skenën ndërkombëtare, duke e kthyer çdo dalje publike në një moment krenarie për fansat e saj. /Telegrafi/ Bebe Rexha/Instagram Bebe Rexha/Instagram

Go to News Site