Collector
Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi - lista e plotë | Collector
Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi - lista e plotë
Telegrafi

Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi - lista e plotë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar se javën e kaluar ka nënshkruar orientimet indikative të Programit të Pagesave Direkte (subvencioneve) në bujqësi për vitin 2026, të strukturuara sipas sektorëve strategjikë dhe zinxhirëve kryesorë agro-ushqimorë, në përputhje me metodologjinë sektoriale të Bashkimit Evropian. Sipas tij, programi kombinon pagesën bazë, pagesat e lidhura me prodhimin për kultura prioritare, masat për stabilizimin e tregut, pagesën rishpërndarëse për hektarin e parë dhe eko-skema, me synim rritjen e prodhimit vendor, forcimin e sigurisë ushqimore, zhvillimin rural të qëndrueshëm dhe rritjen e eksporteve agro-ushqimore. Në kuadër të orientimeve indikative, janë paraparë mbështetje për sektorët kryesorë: 1. Siguria ushqimore dhe kulturat strategjike Gruri: mbështetje standarde deri 304 €/ha, plus mundësi 100 €/ha për hektarin e parë dhe pagesë shtesë 0.04 €/kg (që me rendiment orientues 3,225 kg/ha shkon rreth 129 €/ha), duke e çuar mbështetjen totale potenciale deri në rreth 433 €/ha (pa përfshirë pagesën për hektarin e parë). Parashihet edhe mbështetje specifike për farën e grurit. Misri: mbështetje deri 329 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë. Elbi, tërshëra dhe thekra: mbështetje deri 304 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë. 2. Kulturat proteinike, vajore dhe industriale Luledielli: mbështetje deri 454 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë (përfshirë edhe mundësi në kuadër të konvertimit organik). Fasulja: mbështetje deri 754 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë. Patatja: mbështetje deri 754 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë. 3. Perimet, pemëtaria dhe vreshtaria Perimet në fushë të hapur: deri 704 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë. Perimet në serra: deri 1,054 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë. Pemët drufrutore, arrore dhe fruta të imta manore: deri 654 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë. Mjedra: 0.20 €/kg për prodhimin e dorëzuar + 150 €/ha mbështetje sipërfaqe. Vreshtaria: deri 1,104 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë; po ashtu 0.08 €/litër për verën e prodhuar dhe 0.15 €/njësi për fidanët e vreshtave. Bimët mjekësore dhe aromatike: deri 504 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë (me mundësi për prodhim/konvertim organik). 4. Blegtoria Lopët qumështore: 90 €/kokë Mëshqerrat për riprodhim: 60 €/kokë Viçat: 30 €/kokë Buallicat: 180 €/kokë Delet dhe dhitë: 30 €/kokë Pulat: 0.50 €/kokë, brojlerët: 0.20 €/kokë Dosat për riprodhim: 25 €/kokë 5. Cilësia dhe diversifikimi i prodhimit Qumështi (sipas klasës së cilësisë): 0.07 €/litër për Klasën Extra 0.04 €/litër për Klasën I 0.02 €/litër për Klasën II Bletaria: 25 €/koshere, ndërsa bletaria organike 30 €/koshere Akuakultura (peshku): 0.25 €/kg Ministri ka theksuar se këto janë orientime indikative dhe shërbejnë si bazë për grupet punuese në hartimin, konsultimin dhe finalizimin e Programit Vjetor për Pagesa Direkte dhe akteve nënligjore. Sipas njoftimit, normat dhe alokimet mund të rishikohen gjatë procesit të finalizimit, varësisht nga konsultimet, numri i aplikuesve dhe prioritetet zhvillimore të sektorit agro-ushqimor.

Go to News Site