Telegrafi
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit sollën një analizë të detajuar të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u ndalur te momentet kyçe, duelët taktike dhe lojtarët që po e përcaktojnë rrugën drejt finales. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Gazetari Shkumbin Pireva i ka dhënë merita ekskluzive anglezit Harry Kane, të cilin ai e konsideroi si lider absolut të Bayern Munichut. Sipas Pirevës, periudha e gjatë pa trofe te Tottenhami, ka bërë që ai të shndërrohet në lojtarin që është sot te bavarezët. “Harry Kane është ndoshta lojtari më i kompletuar te Bayerni. Është lider absolut. Ne e shohim, përveç në mesfushë duke u kthyer për të marrë topin e shohim edhe në mbrojtje”. “Domethënë, një grintë të jashtëzakonshme, kthehet në mbrojtje, lufton, asiston, domethënë u bë ai lloj i lojtarit që koha e gjatë pa trofe te Tottenhami dhe kur ka filluar të fitojë trofe, e ka parë sa duhet të luftojë për të ardhur deri aty”. “Bayerni e ka rritur shumë në personalitet dhe po besoj se e ka çuar në një nivel tjetër të lojtarit”, ka thënë Pireva. Episodin e plotë me gazetaret e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./ Telegrafi /
Go to News Site