Collector
A kanë bazë ligjore emërimet e zv/minsitrave nga Qeveria në detyrë? - Flasin analistët | Collector
A kanë bazë ligjore emërimet e zv/minsitrave nga Qeveria në detyrë? - Flasin analistët
Telegrafi

A kanë bazë ligjore emërimet e zv/minsitrave nga Qeveria në detyrë? - Flasin analistët

Vendimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti për emërimin e disa zëvendësministrave në Qeverinë në detyrë, sipas njohësve të çështjeve politike, janë bërë me qëllim të fushatës politike në prag të zgjedhjeve të shtatë qershorit. Ndërkohë, emërimet e fundit, kanë qenë cak i kritikave të partive që në legjislaturën e shpërndarë ishin në opozitë. Jo veç një. As dy. Por, hiç më pak se tre, madje për vetëm 24 orë. Kaq është numri i zëvendësministrave të emëruar nga Qeveria Kurti, e cila është në detyrë. I pari u emërua, ish-kandidati për kryetar të Rahovecit Ali Dula, në Ministrinë për Zhvillim Rajonal. Pastaj, ish-deputeti Agon Batusha, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. I fundit deri tani, ishte aktivisti i hershëm, Hysni Mehani, që u rehatua në Ministrinë e Financave. Megjithatë, sipas një njohësi të çështjeve politike, këto emërime nuk janë në kundërshtim me ligjin për Qeverinë, i cili kufizon veprimet veç për qeveri në dorëheqje. Emërimi i zëvendësministrave, Çitaku: Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje “Është njëfarë hapësire në të cilën qeveria mund të bëjë emërime politike. Çka nuk mund të bëjë, është zgjedhja e përfaqësuesve të institucioneve të pavarura”, ka thënë Adrian Zeqiri, njohës i çështjeve politike. Por, prapavija e qëllimeve, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të jetë fushata politike, për zgjedhjet e qershorit. “Qëllimi është politik. Jemi në fushatë politike. Dhe dëshirojnë të tregojnë se e bëjnë për favore politike dhe e minojnë rendin juridik”, ka thënë Bardhyl Hasanpapaj, doktor i Shkencave Juridike. Njëjtë mendon edhe Adrian Zeqiri “Është që të bëjë vendosjen e njerëzve kyç, të cilët Kurti mendon që do t’i kryejnë punë në zgjedhjet e ardhshme, janë emërime për rehatim të figurave të ndryshme”, ka potencuar Adrian Zeqiri. Emërimi i tre zëvendësministrave, Bajrami i thotë Kurtit: Qeveria është në dorëheqje, aty s’ka punë - po i emëron që të marrin pagë Emërimet e fundit kanë qenë edhe cak i kritikave nga partitë deri dje opozitare. PDK dhe LDK kanë thënë se këto vendime janë zhvatje e buxhetit dhe abuzim me pozitën zyrtare./Tv Dukagjini/ - YouTube youtu.be

Go to News Site