Telegrafi
Sot, ka ndërruar jetë veterani i luftës çlirimtare, Xhemë Rexhepit, një njeri që jetën ia kushtoi atdheut për çlirim. Për vdekjen e tij veteranit Xhemë Rexhepi kanë njoftuar të afërm, miq dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit. Vështirësitë për veteranin e tri luftërave, filluan kur si pasojë e një aksidenti në punë mbeti pa këmbë. Xhema ishte ndër ata njerëz të rrallë që sakrificën për vendin e bëri në heshtje, pa kërkuar lavdi apo privilegje. Ndarja e tij nga jeta lë pas dhimbje dhe respekt të madh për figurën dhe kontributin që dha për atdhenun. Rexhepi ishte i lindur në fshatin Zhiti të Komunës së Vitisë.
Go to News Site