Collector
Akanji drejt Interit përfundimisht, gati kontrata dyvjeçare – City përfiton 15 milionë euro | Collector
Akanji drejt Interit përfundimisht, gati kontrata dyvjeçare – City përfiton 15 milionë euro
Telegrafi

Akanji drejt Interit përfundimisht, gati kontrata dyvjeçare – City përfiton 15 milionë euro

Manuel Akanji është pranë kalimit përfundimtar te Interi, me mbrojtësin që pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare sapo të mbyllet zyrtarisht largimi i tij nga Manchester City. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja e transferimit të përhershëm ishte e kushtëzuar nga dy klauzola të vendosura në huazimin e verës së kaluar: Akanji duhej të aktivizohej në të paktën 50 për qind të ndeshjeve, ndërsa Interi duhej të fitonte titullin në Serie A. Qendërmbrojtësi e ka përmbushur tashmë kushtin e parë, ndërkohë që Interit i duhet vetëm një pikë në katër ndeshjet e mbetura për të vulosur matematikisht Scudetton. Në rast se plotësohet edhe klauzola e dytë, City do të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e Akanjit. Zvicerani kaloi tri sezone në “Etihad” para se të bashkohej me Interin në formë huazimi verën e kaluar. Ndërkohë, “Neurazzurët” po provojnë edhe afrimin e mbrojtësit tjetër Nathan Ake./ Telegrafi /

Go to News Site