Collector
Liverpooli afër ta “rrëmbejë” talentin 80-milionësh që kërkohet edhe nga Man Unitedi | Collector
Liverpooli afër ta “rrëmbejë” talentin 80-milionësh që kërkohet edhe nga Man Unitedi
Telegrafi

Liverpooli afër ta “rrëmbejë” talentin 80-milionësh që kërkohet edhe nga Man Unitedi

Liverpooli ka hyrë seriozisht në garë për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton, duke tentuar ta mposhtë konkurrencën e Manchester Unitedit në afatin e verës, raportojnë mediat angleze. Sipas raportimeve, Crystal Palace po kërkon një shumë të majme prej 80 milionë funtesh për 22-vjeçarin, i cili u transferua nga Blackburn Rovers dy vjet më parë për një shumë fillestare prej 18 milionë funtesh. Reprezentuesi i Anglisë nuk është pa oferta, pasi Manchester United dhe Chelsea gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e tij. Megjithatë, “Marca” shkruan se Liverpooli e ka intensifikuar interesimin dhe tashmë ndodhet në “bisedime të avancuara” me Palace për ta mbyllur marrëveshjen. Në të njëjtin raport thuhet se “The Reds” janë duke zhvilluar bisedime edhe për mbrojtësin e Bournemouth, Marcos Senesi, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Për qendërmbrojtësin argjentinas ka shfaqur interesim edhe Tottenhami, i cili raportohet se ka bërë një qasje për ta transferuar si lojtar të lirë. I pyetur këtë javë për të ardhmen e tij te Palace, Wharton zgjodhi të qëndrojë i rezervuar, duke thënë se nuk i kushton rëndësi zërave të merkatos. “Natyrisht që lavdërimet janë të mira dhe kur lidhet emri me klube të mëdha është një kompliment në njëfarë mënyre”. “Por, sa lavdërime që merr, ekziston edhe ana tjetër, ku disa njerëz mendojnë se nuk po bën mirë ose se disa klube nuk të duan për shkak të diçkaje që nuk u pëlqen te ti”. “Nuk i kushtoj vëmendje. Unë e di që po bëj mirë. Trajneri ma thotë. Ata janë njerëzit që mund të kenë ndikimin më të madh tek unë dhe të më ndihmojnë të zhvilloj karrierën. Të jashtmit nuk i fokusoj. Thjesht përpiqem të fokusohem te vetja”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

Go to News Site