Collector
Aksident trafiku në Prizren, katër të lënduar | Collector
Aksident trafiku në Prizren, katër të lënduar
Telegrafi

Aksident trafiku në Prizren, katër të lënduar

Një aksident trafiku me lëndime trupore është raportuar pasditen e së shtunës në rrugën “Faik Konica” në Prizren, rreth orës 17:00. Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit, një mashkull kosovar, dyshohet se nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, duke humbur kontrollin mbi automjetin dhe duke shkaktuar aksident. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas të Kosovës. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe po vazhdojnë të jenë nën kujdes mjekësor. Drejtuesi i automjetit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/

Go to News Site