Collector
S’ka minuta te Real Madridi, PSG synon ta josh talentin madrilen | Collector
S’ka minuta te Real Madridi, PSG synon ta josh talentin madrilen
Telegrafi

S’ka minuta te Real Madridi, PSG synon ta josh talentin madrilen

PSG po e mban nën vëzhgim një nga talentët më të vlerësuar të Real Madridit, mbrojtësin e ri Joan Martinez, para një lëvizjeje të mundshme gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas “Marca”, këshilltari sportiv i kampionëve të Francës, Luis Campos, ka ndjekur nga afër zhvillimin e 18-vjeçarit dhe po e monitoron vazhdimisht progresin e tij. Martinez konsiderohet si një nga “xhevahirët” e La Fabrica-s dhe shihet si pjesë e së ardhmes së “Los Blancos”, edhe pse ende nuk ka debutuar me ekipin e parë. Ai ka qenë titullar i rregullt te Castilla, ndërsa ka qenë pjesë edhe e skuadrës që fitoi UEFA Youth League. Raportimi shton se Real Madridi e sheh si kandidat serioz për të hedhur hapin drejt ekipit të parë sezonin e ardhshëm, çka e bën edhe më të ndjeshme interesimin e PSG-së. Kontrata e mbrojtësit të ri me klubin madrilen është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe përfshin një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh, çka e bën një operacion jashtëzakonisht të vështirë për këdo që synon ta transferojë. Ndërkohë, PSG po vazhdon politikën e saj për të synuar talentët më të mëdhenj të rinj në Evropë, e ilustruar së fundmi edhe me transferimin e Dro Fernandez nga Barcelona në Paris./ Telegrafi/

Go to News Site