Collector
Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike | Collector
Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike
Telegrafi

Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasitAlgert Zeneli, 26 vjeç, banues në Milot. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, si dhe në disa zona të tjera në afërsi të fshatit Theth, në territorin e Shkodrës, ky shtetas, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, ka kultivuar 10 900 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt Shqipërisë./tch/

Go to News Site