Telegrafi
Një përleshje thuhet se ka shpërthyer në një fluturim të easyJet pasi një grua 'piu vodka' dhe 'pështyu' në fytyrën e një turisti tjetër. Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, imazhet nga një dëshmitar i tmerruar treguan një grua, që besohet të jetë britanike, ‘duke u hedhur’ në korridorin e mesëm në një përpjekje për të goditur pasagjerin tjetër. Një asistent shihet më pas duke u përpjekur të qetësojë situatën, ndërsa dy pasagjerë meshkuj përfshihen në përleshje dhe përfundimisht largohen nga aeroplani, të shoqëruar nga sigurimi. Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani të mërkurën po udhëtonte nga Gatwick i Londrës për në Antalia të Turqisë, por u detyrua të bënte një devijim emergjence në Kosovë. Po sipas raportimit të mediave britanike, policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines hyri në aeroplan dhe i nxori dy pasagjerët - një burrë me të gjelbër dhe një grua me rozë - nga aeroplani. Dhe siç theksohet më tej, ishte gruaja me të rozë që kishte 'pirë' vodka nga një shishe përpara se “t'ia mësynte” pasagjerit, sipas një dëshmitari. Shocking moment brawl erupts on easyJet flight pic.twitter.com/wwgA2KOeeA — The Sun (@TheSun) May 3, 2026 Dëshmitari gjithashtu pretendoi se gruaja kishte pështyrë në fytyrën e një pasagjeri tjetër gjatë përballjes. Gjithsesi, fluturimi i devijuar thuhet se përfundimisht arriti në destinacionin e tij në Turqi, tre orë me vonesë. E një zëdhënës i easyJet ka thënë: "Ne nuk tolerojmë sjellje shqetësuese. "Siguria e klientëve dhe ekuipazhit është gjithmonë përparësia jonë më e lartë". / Telegrafi /
Go to News Site