Collector
Pamje mahnitëse në Dragash: Bora arrin deri në 3 metra në Restelicë | Collector
Pamje mahnitëse në Dragash: Bora arrin deri në 3 metra në Restelicë
Telegrafi

Pamje mahnitëse në Dragash: Bora arrin deri në 3 metra në Restelicë

Pamje mahnitëse janë regjistruar sot në Komunën e Dragashit, ku bora e mbetur nga reshjet e ditëve të fundit ka krijuar shtresa të larta, pavarësisht se jemi në muajin maj. Afaristi Burim Piraj ka publikuar disa pamje nga fshati Restelicë, në trevën e Gorës, ku siç shihet në video/foto, bora e shtresuar arrin deri në rreth 3 metra. Piraj ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur edhe punimet për hapjen e rrugës, derisa një eskavator po punon për të pastruar segmentin që lidh këtë zonë me Maqedoninë e Veriut. Bora në muajt e pranverës në Dragash nuk konsiderohet e pazakontë, për shkak të lartësisë mbidetare dhe kushteve klimatike në këtë pjesë. Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Dragashit temperaturat minimale për ditën e hënë pritet të zbresin nën zero, deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius./Telegrafi/

Go to News Site