Collector
Uzuni vazhdon shkëlqimin në MLS, tjetër gol në fitoren e Austin | Collector
Uzuni vazhdon shkëlqimin në MLS, tjetër gol në fitoren e Austin
Telegrafi

Uzuni vazhdon shkëlqimin në MLS, tjetër gol në fitoren e Austin

Myrto Uzuni po vazhdon formën e tij të shkëlqyer në MLS, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë radhazi, këtë herë në fitoren e Austin ndaj St. Louis City. Në minutën e 81-të, Uzuni vulosi triumfin e ekipit të tij pas një kundërsulmi të shpejtë që nisi nga portieri. 30-vjeçari depërtoi në zonë dhe goditi saktë me të majtën, duke mposhtur portierin kundërshtar. - YouTube www.youtube.com Me këtë fitore, Austin ngjitet në vendin e 11-të me 13 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat. Për Uzunin, ky ishte goli i katërt në këtë sezon në MLS, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

Go to News Site