Collector
Bayerni zbulon fanellat e reja, do të debutojnë me to ndaj PSG-së | Collector
Bayerni zbulon fanellat e reja, do të debutojnë me to ndaj PSG-së
Telegrafi

Bayerni zbulon fanellat e reja, do të debutojnë me to ndaj PSG-së

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka prezntuar zyrtarisht fanellën e re për shtëpi të prodhuar nga Adidas. Shfaqja e fanellës së re, me të cilën Bayerni do të luajë ndeshjet në shtëpi, i gëzoi tifozët e klubit bavarez dhe do të debutojë shumë shpejt. Konkretisht, Bayern konfirmoi se do të luajë me këtë fanellë në ndeshjen e radhës kundër Paris Saint Germain në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të kësaj faze të garës, e cila do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në Allianz Arena. This is home. This is FC Bayern Munich. ❤️ The new FC Bayern 26/27 home kit is available now. https://t.co/Wx0sp2gAgg pic.twitter.com/Bacub48nut — FC Bayern (@FCBayernEN) May 4, 2026 Fanella e re e Bayernit është tashmë e disponueshme në dyqanin e tifozëve të Bayernit. Fanella e re për sezonin 2026/27 është vetëm një vazhdim i bashkëpunimit dhjetëra vjeçar midis Adidas dhe Bayern, i cili ka filluar që nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Është një nga partneritetet më të gjata dhe më të qëndrueshme në botën e sportit. ✨ New look, big stage: making its debut at the Champions League home match against Paris Saint-Germain! ✨ The new FC Bayern Munich 26/27 HOME kit — available now https://t.co/Wx0sp2gAgg #MiaSanMia #FCBayern #IconicFCBayern pic.twitter.com/xe03HnUGb6 — FC Bayern (@FCBayernEN) May 4, 2026 Përveç kësaj, Adidas nuk është vetëm sponsor, por edhe pronar i pjesshëm i klubit (duke mbajtur rreth 8.33 përqind të aksioneve), gjë që e forcon më tej këtë marrëdhënie afatgjatë. /Telegrafi/

Go to News Site