Collector
“Ti je Moza Ahmetoviq” – Adioni i vendos prapashtesë sllave mbiemrit të Mimoza Ahmetit, shkakton reagime të forta në publik | Collector
“Ti je Moza Ahmetoviq” – Adioni i vendos prapashtesë sllave mbiemrit të Mimoza Ahmetit, shkakton reagime të forta në publik
Telegrafi

“Ti je Moza Ahmetoviq” – Adioni i vendos prapashtesë sllave mbiemrit të Mimoza Ahmetit, shkakton reagime të forta në publik

Në fokus të debatit publik është vendosur banori Adion, i cili ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas sjelljes së tij, e konsideruar nga ndjekësit si fyese dhe e papërshtatshme ndaj poetes Mimoza Ahmeti. Gjatë një prej përplasjeve brenda Ferma VIP, Adioni iu drejtua Mimozës duke e quajtur “Ahmetovic”, duke i shtuar një prapashtesë sllave mbiemrit të saj, veprim që u prit me reagime të ashpra nga publiku. Situata u tensionua edhe më shumë kur ai deklaroi: “Unë kam mbiemër shqiptar, ndryshe nga ti”, një shprehje që ka nxitur revoltë dhe kritika të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë cilësuar si të papranueshme dhe përçarëse. Screenshot Përplasja mes tyre nuk u mbyll me kaq. Adioni i dha Mimozës një paralajmërim të drejtpërdrejtë në kuadër të lojës brenda fermës, duke deklaruar se “do t’i marrë shpirtin” në sfidë dhe duke i vendosur një afat prej 12 orësh për të vepruar. “Ja unë, ja ti. Ke kohë edhe 12 orë të dalësh, o ti o unë”, ishte deklarata e tij që ka shtuar edhe më tej tensionin brenda formatit. Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin cka flet, ti mos hap plagë se edhe une e di ku me ka prekur, kam pasur me histori qe me ka treguar nena e baba, vetem mos I hap plaget se njerezit Akoma vuajne, hiqju Mimoza Ahmetoviqit cka flet Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin çka flet, ti mos hap plagë, se edhe unë e di ku më ka prekur. Kam pasur histori që më ka treguar nëna e babai. Vetëm mos i hap plagët, se njerëzit ende vuajnë. Hiqju Mimoza Ahmetoviqit çka flet. Moza: Ahmetoviq je ti, lufta bum, money money (para) këndej pum. Adioni: Unë nuk jam Ahmetoviq, unë jam Puka. Moza: Pukoviq. Adioni: Jo, unë kam mbiemër shqiptar, jo si ti Ahmetoviq. Mua nuk mundesh të ma ndërron mbiemrin. Moza: Po, Ahmeti është mbiemër mysliman njëherë, s’ka lidhje fare me sllavët. Adioni: E keni ndërruar ju, unë s’e kam ndërruar, unë jam Puka. Moza: S’e kam ndërruar asnjëherë. Më ka thënë babai, jemi Nikq, kemi qenë kristianë. Hajde një pushtues, ndrysho; hajde një tjetër, ndrysho; ec në komunizëm, hiqe. Ahmetaj kemi qenë ne, na e hoqën. Adioni: A ke qenë Ahmetoviq? Moza: Unë Ahmetoviq s’kam qenë kurrë. Adioni: E imja ka qenë vetëm Puka, prej Puke. S’mund të më thuash mua se unë vij prej Shqipnisë. Moza: Shko edhe njëherë te viqi dhe te lopa. Ne jemi Nikq, Nikq kemi qenë që në kohën e kristianizmit. /Telegrafi/ @big_brother.daily #ferma #mimozaahmeti #shqiptar #uck #kosova ♬ original sound - ???????????????

Go to News Site