Collector
Zgjedhja që mund të shkaktojë bujë në Met Gala - Kim Kardashian mund të zgjedhë ‘fustanin e hakmarrjes’ të Princeshës Diana | Collector
Zgjedhja që mund të shkaktojë bujë në Met Gala - Kim Kardashian mund të zgjedhë ‘fustanin e hakmarrjes’ të Princeshës Diana
Telegrafi

Zgjedhja që mund të shkaktojë bujë në Met Gala - Kim Kardashian mund të zgjedhë ‘fustanin e hakmarrjes’ të Princeshës Diana

Në prag të Met Gala-s, në publik po shtohen gjithnjë e më shumë spekulimet rreth zgjedhjes së veshjes së Kim Kardashian. Sipas thashethemeve, ylli televiziv mund të shfaqet me një krijim të frymëzuar nga “fustani i hakmarrjes” i princeshës Diana. Këto zëra vijnë pikërisht katër vite pasi Kardashian shkaktoi reagime të forta kur veshi fustanin e çmuar të Marilyn Monroe, për të cilin u pretendua se u dëmtua, shkruan Daily Mail. Kim Kardashian Kujtojmë se në vitin 2022, Kim u shfaq në Met Gala me fustanin historik që Marilyn Monroe që kishte veshur në 1962, kur i këndoi “Happy Birthday” presidentit amerikan të asaj kohe, John F. Kennedy. Pas eventit, u publikuan akuza të shoqëruara me fotografi, ku pretendohej se fustani kishte pësuar dëmtime – me çarje në pëlhurë dhe kristale të rëna. Ngjarja nxiti kritika të ashpra ndaj Kardashian dhe muzeut që ia kishte huazuar veshjen. Termi “fustani i hakmarrjes” i referohet një fustani elegant të zi, të dizajneres Christina Stambolian, të cilin princesha Diana e veshi në vitin 1994. Princesha Diana Ajo e kishte zgjedhur atë po atë mbrëmje kur u transmetua një intervistë televizive ku bashkëshorti i saj i atëhershëm, princi Charles, pranoi tradhtinë. Kjo paraqitje u interpretua si simbol i guximit, vetëbesimit dhe sfidës, ndaj edhe fustani fitoi status legjendar. Çfarë do të nënkuptonte kjo zgjedhje për Kim? Duke pasur parasysh kritikat pas incidentit me fustanin e Marilyn Monroe, spekulohet se një veshje e frymëzuar nga fustani i Dianës mund të shihet si një lloj “përgjigjeje” e Kardashian ndaj kritikëve. Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, kjo ide ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, në pritje të natës më të rëndësishme të modës. /Telegrafi/

Go to News Site