Telegrafi
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka shpallur në mënyrë të njëanshme një "armëpushim" për 8 dhe 9 maj dhe paralajmëroi se nëse parada e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj "prishet", ajo do të nisë një sulm me raketa në shkallë të gjerë në qendër të Kievit. "Në përputhje me vendimin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, V. V. Putin, një armëpushim do të shpallet më 8-9 maj 2026 në nder të Fitores së popullit sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike”, thuhet në kumtesë. Në anën tjetër u theksuar se presin që pala ukrainase ta ndjekë këtë shembull, transmeton Telegrafi. Kremlini i trazuar shtrëngon sigurinë rreth Putinit për shkak të atentateve dhe frikës nga grusht-shteti Rusia deklaroi se "në rast të përpjekjeve të Kievit që synojnë prishjen e festimeve të 81-vjetorit të fitores në luftën e madhe, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të kryejnë një sulm me raketa në shkallë të gjerë në qendër të Kievit si përgjigje". Deklarata pohoi gjithashtu se Rusia "më parë ishte përmbajtur nga veprime të tilla". "Ne i paralajmërojmë popullsinë civile të Kievit dhe punonjësit e misioneve të huaja diplomatike për nevojën për t'u larguar nga qyteti në kohën e duhur", tha deklarata. /Telegrafi/
Go to News Site