Collector
Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres | Collector
Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres
Telegrafi

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Një intervistë për Opinion ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur direkt nga qelia e tij në Hagë. Ish-kreu i UÇK-së ka ndarë reflektime të thella mbi izolimin, duke theksuar se përballë vështirësive fizike, besimi i tij te qytetarët e Kosovës mbetet i palëkundur. Thaçi deklaroi me bindje se, pavarësisht faktit që ai po “tretet” në burg, rrugëtimi i Republikës së Kosovës drejt progresit është tashmë një proces i pakthyeshëm. “E përcjell çka po ndodh në Ukrainë, Lindje të Mesme apo ngjarje të tjera botërore. E kam të përjetuar edhe sjellën “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike, e cila mund të më lëkundë besimin për qytetarët e Kosovës. Edi, sot ndonjë zyrtar apo ish-zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduat krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë, ky proces i meritueshëm tashmë ka marrë fund. OK. Thaçi vazhdon të tretet në burg, por për Republikën e Kosovës jam i bindur që do të ketë progres.” Ai hodhi akuza ndaj përpjekjeve të Serbisë për të kriminalizuar filozofinë e shtetbërjes shqiptare përmes proceseve gjyqësore aktuale. Sipas tij, liria dhe pavarësia janë fitore që nuk mund të zhbëhen më, pavarësisht lëkundjeve të mundshme diplomatike nëpër botë. Thaçi: "Faji” im i vetëm është – pse jam gjallë “Serbia luftoi shumë ta pengojë lirinë dhe pavarësinë – ka dështuar ta arrijë këtë për mbi tri dekada. Tani përpjekja është si ta kriminalizojë filozofinë e shtet-bërjes. A do të arrijë përmes kësaj gjykate? Nuk dua as ta mendoj. Shpresoj ende ka njerëz me vlerë morale dhe integritet profesional. Gjyqtarët gjatë procesit kanë parë të vërtetën. Të vërtetën e ka parë edhe bota. Vendimi është në dorën e tyre.”/Tv Klan

Go to News Site