Telegrafi
Pas premierës së sezonit të tretë, seriali hit i HBO-së “Euphoria” është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, bashkë me kastin e tij. Që nga viti 2019, seriali ndjek jetën e një grupi gjimnazistësh që përballen me dashurinë, miqësitë, identitetin, traumat, rrjetet sociale, seksin dhe drogat. Edhe pse personazhet në serial janë adoleshentë, shumë prej aktorëve që i luajnë janë dukshëm më të rritur në jetën reale. Kasti i "Euphoria" Ja sa vjeç janë disa prej tyre dhe kush është më i madhi: Javon “Wanna” Walton (Ashtray) – i lindur më 22 korrik 2006, 19 vjeç (më i riu). Storm Reid (Gia Bennett) – e lindur më 1 korrik 2003, 22 vjeçe. Angus Cloud (Fezco) – ndërroi jetë tragjikisht në vitin 2023, në moshën 25 vjeç. Hunter Schafer (Jules Vaughn) – e lindur më 31 dhjetor 1998, 27 vjeçe. Maude Apatow (Lexi Howard) – e lindur më 15 dhjetor 1997, 28 vjeçe. Sydney Sweeney (Cassie Howard) – 28 vjeçe.Chloe Cherry (Faye) – 28 vjeçe. Jacob Elordi (Nate Jacobs) – 28 vjeç. Barbie Ferreira (Kat Hernandez) – e lindur më 14 dhjetor 1996, 29 vjeçe. Austin Abrams (Ethan Daley) – 29 vjeç. Zendaya (Rue Bennett) – 29 vjeçe. Dominic Fike (Elliot) – i lindur më 30 dhjetor 1995, 30 vjeç. Algee Smith (Chris McKay) – i lindur më 7 nëntor 1994, 31 vjeç. Alexa Demie (Maddy Perez) – e lindur më 11 dhjetor 1990, 35 vjeçe (më e madhja ndër aktorët kryesorë). /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site