Collector
Barcelona po interesohet për transferimin e yllit të Newcastles | Collector
Barcelona po interesohet për transferimin e yllit të Newcastles
Telegrafi

Barcelona po interesohet për transferimin e yllit të Newcastles

Barcelona po intensifikon kërkimet për një sulmues të krahut të majtë për afatin kalimtar të verës, teksa disa emra tashmë janë në listën e dëshirave të klubit katalanas. Një nga opsionet që duket se ka rënë nga lista është Marcus Rashford, pasi Barcelona nuk pritet të finalizojë transferimin e tij nga Manchester United. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë duke shqyrtuar alternativa të tjera për të përforcuar repartin ofensiv. Sipas raportimeve të RAC1, emri më i fundit që i është shtuar listës është ai i Anthony Gordon, sulmuesit të Newcastle United. Anglezi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të shkëlqyera këtë sezon. 25-vjeçari ka realizuar 17 gola dhe ka dhënë pesë asistime në të gjitha garat, ndërsa ka qenë veçanërisht i spikatur në Ligën e Kampionëve, ku ka kontribuar me 10 gola dhe dy asistime. Mes tyre spikat edhe goli i shënuar kundër Barcelonës në fazën e grupeve. Interesimi për Gordon nuk vjen vetëm nga Barcelona, pasi edhe Bayern Munich po monitoron situatën e tij. Vlera e kartonit të sulmuesit anglez raportohet të jetë rreth 85 milionë euro, çka e bën transferimin e tij një sfidë të madhe financiare. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë të sigurojë shërbimet e Gordon, apo do të orientohet drejt alternativave të tjera në merkato. /Telegrafi/

Go to News Site