Collector
Vjedhje e rëndë në Prishtinë, nga një banesë merren para, stoli ari e çanta | Collector
Vjedhje e rëndë në Prishtinë, nga një banesë merren para, stoli ari e çanta
Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, nga një banesë merren para, stoli ari e çanta

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Prishtinë. Në raportin policor bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Rr.C, Prishtinë / 01-04.05.2026. Më 04.05.2026 është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, dhe disa çanta”, thuhet në raport. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe rasti po hetohet. /Telegrafi/

Go to News Site