Telegrafi
Shkarkimi i Sokol Havollit nga pozita e drejtorit të Investimeve Kapitale në Kryeqytet ka nxitur reagime dhe ka rihapur debatet për raportet brenda LDK-së në Prishtinë, sidomos pas konfirmimit të kësaj të fundit që mohoi publikisht se ka marrëveshje me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër për bashkëqeverisje në kryeqytet. Havolli, i cili u shkarkua të hënën (4 maj), ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook komunikatën e LDK-së. LDK mohon marrëveshjen me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se Pllana do të ketë rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore. “Zyhrije Pllana emërohet në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, duke marrë përsipër një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore”, ka shkruar Rama. Ndërkaq, Havolli e konfirmoi shkarkimin e tij po të hënën, duke thënë se ishte njoftuar për ndryshime pas një takimi me Ramën. Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK në kryeqytet LDK, ndërkohë, në komunikatën e saj, ka insistuar se nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për bashkëqeverisje në Prishtinë dhe se çdo marrëveshje jashtë strukturave zyrtare të partisë nuk përfaqëson qëndrimin e saj. Telegrafi do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja lidhur me këtë çështje.
Go to News Site