Collector
Pacolli: Filloi procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit | Collector
Pacolli: Filloi procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit
Telegrafi

Pacolli: Filloi procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vend. Pacolli në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe jetën e qytetarëve. “Ky proces synon verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga ana e operatorëve, duke garantuar standarde më të larta në funksionim e tyre. Në këtë proces janë të përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po e monitorojnë nga afër çdo hap të tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Go to News Site