Telegrafi
Georgina Rodríguez tërhoqi vëmendjen në Met Gala 2026 me një paraqitje shumë të veçantë, duke u shfaqur me një fustan akuamarin/jeshil dhe me vell të gjatë, një look që u konsiderua si interpretimi i saj i kodit të veshjes “Fashion is Art”. Kjo ishte hera e dytë që modelja dhe biznesmenja me origjinë argjentinase mori pjesë në eventin më prestigjioz të modës në New York. Vitin e kaluar ajo debutoi me një fustan nga Vetements, me bisht të gjatë, një paraqitje më e thjeshtë por e sigurt; ndërsa këtë vit u duk më e çliruar dhe më e rehatshme me një krijim nga Ludovic de Saint Sernin. Foto: Instagram Fustani i saj për Met Gala 2026 kishte vell prej rrjete, trëndafilash të qëndisura si dhe bisht. Për ta kompletuar pamjen, Georgina mbante edhe rruza rreth krahut, ndërsa flokët i kishte të stiluar me onde të buta. Foto: Instagram Një natë më parë, partnerja e Cristiano Ronaldos u pa në një festë në New York të organizuar nga Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ku kishte zgjedhur një veshje më diskrete: fustan të zi, një xhaketë të shkurtër sateni dhe sandale me taka me rripa. Raporti i Georginas me modën është bërë gjithnjë e më i afërt me kalimin e kohës, ndërsa së fundmi ajo është parë shpesh në javët e modës si e ftuar e markave si Gucci, Valentino dhe Coperni. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)
Go to News Site