Collector
Demi Moore dhe Stellan Skarsgard janë pjesë e jurisë së Festivalit të Filmit në Kanë | Collector
Demi Moore dhe Stellan Skarsgard janë pjesë e jurisë së Festivalit të Filmit në Kanë
Telegrafi

Demi Moore dhe Stellan Skarsgard janë pjesë e jurisë së Festivalit të Filmit në Kanë

Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë kanë bërë publik përbërjen e jurisë nëntëanëtarëshe, e cila këtë vit do të vendosë fituesin e Palmës së Artë. Edicioni i 79-të i festivalit nis më 12 maj, ndërsa shtatë ditë para hapjes u prezantuan anëtarët e jurisë së programit kryesor konkurrues. Siç ishte njoftuar më herët, kryetar i jurisë do të jetë regjisori koreano-jugor Park Chan-wook. Demi Moore Përveç tij, në vlerësimin e filmave në garë do të marrin pjesë: Demi Moore, Chloe Zhao, Stellan Skarsgard, Ruth Negga, Laura Wandel, Diego Cespedes, Isaach De Bankole dhe Paul Laverty. Moore dhe Skarsgard kanë qenë të pranishëm vitet e fundit në Cannes me projekte që më pas u kanë sjellë edhe vëmendje në garën për Oscar. Filmi i Moore, “The Substance”, u shfaq premierë në festival në 2024, ndërsa vitin e kaluar në Cannes u prezantua edhe “Sentimental Value”, ku luan Skarsgard. Stellan Skarsgard Cannes Film Festival konsiderohet festivali më prestigjioz i filmit në botë. I mbajtur në Cannes, Francë, ai prezanton filma të rinj të të gjitha zhanreve, përfshirë edhe dokumentarë. I themeluar në vitin 1946, festivali është vetëm me ftesa dhe zhvillohet çdo vit në Palais des Festivals et des Congres. Këtë vit është edicioni i 40-të. /Telegrafi/

Go to News Site