Telegrafi
Albi Mall Superliga e Kosovës është futur në xhirot e fundit, të cilat do të jenë vendimtare për objektivat e skuadrave. Xhiro e 33-të është xhiro ku mund të vendoset çdo gjë, kampioni, skuadrat që bien dhe ato që dalin në Evropë. Ndeshja e parë e xhiros së 33-të luhet të mërkurën (nesër) ku do të jetë derbi kryeqytetas mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës në Hajvali nga ora 15:00. Të shtunën në program janë dy sfida, ku vëmendja është në Gjilan me Dritën që pret Ballkanin. Kampioni në fuqi i Kosovës ka tetë pikë dhe fitorja në këtë takim i shpall gjilanasit edhe matematikisht kampion. Sfidë shumë e rëndësishme të shtunën nga ora 16:00 zhvillohet edhe mes Drenicës dhe Gjilanit në Skenderaj. Ndërkohë të dielën në program janë dy sfida të tjera nga ora 16:00. Llapi është nikoqir i Dukagjinit, derisa Ferizaj pret Malishevën. /Telegrafi/
Go to News Site