Telegrafi
Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 11-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e kompleksit të ri diplomatik, duke e cilësuar atë si një simbol të partneritetit mes dy vendeve. Në një njoftim theksohet se objekti i ambasadës në Kosovë është një ndër ndërtesat më moderne të këtij lloji në botë. “Më këtë ditë, 11 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara nisën zyrtarisht ndërtimin e kompleksit të ri të ambasadës në Prishtinë. Kosova ka një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë – një simbol i partneritetit diplomatik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim. Sipas ambasadës, projekti është realizuar me një dizajn inovativ dhe standarde të larta sigurie, ndërsa në procesin e ndërtimit janë përfshirë edhe punëtorë dhe arkitektë vendorë. “Dizajni inovativ dhe i sigurt i ndërtesës përfshiu shumë punëtorë dhe arkitektë lokalë gjatë procesit të ndërtimit”, theksohet më tej në postim. Ambasada amerikane në Prishtinë konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme diplomatike të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/
Go to News Site