Collector
Haxhiu fton BE-në të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit | Collector
Haxhiu fton BE-në të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit
Telegrafi

Haxhiu fton BE-në të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër zyrtare udhëheqësve të Bashkimit Evropian, duke kërkuar dërgimin e Misionit Vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026. Në letrën drejtuar Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e pranisë së vëzhguesve ndërkombëtarë në këtë proces zgjedhor. Ajo ka bërë të ditur se, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, ka caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe se vlerëson se përfshirja e një misioni të pavarur të Bashkimit Evropian do të kontribuonte në transparencën dhe besueshmërinë e procesit. “Prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor,” thuhet në qëndrimin e saj. Sipas saj, kjo kërkesë është në përputhje me praktikën e deritanishme të Kosovës dhe me angazhimin e institucioneve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Kosova ka ftuar edhe në të kaluarën misione të ngjashme vëzhguese të Bashkimit Evropian, me qëllim forcimin e standardeve zgjedhore dhe monitorimin ndërkombëtar të proceseve demokratike. /Telegrafi/

Go to News Site