Collector
Abdixhiku: LDK dhe Osmani në një listë të përbashkët zgjedhore - pritet formalizimi | Collector
Abdixhiku: LDK dhe Osmani në një listë të përbashkët zgjedhore - pritet formalizimi
Telegrafi

Abdixhiku: LDK dhe Osmani në një listë të përbashkët zgjedhore - pritet formalizimi

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), kryetari i saj Lumir Abdixhiku ka folur para mediave. Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për “bashkimin e madh” politik, për të cilin LDK ka qenë duke biseduar prej kohësh. “Pikë e diskutimit ishte edhe bashkimi i madh për të cilin po flasim”, tha Abdixhiku. Ai bëri të ditur se është informuar dhe është dakorduar me kryesinë për formalizimin e bashkëpunimit me Vjosa Osmani, duke synuar një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. “I njoftova kryesinë, votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku .Abdixhiku tha se në mbledhje është diskutuar edhe për thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili pritet të mblidhet të shtunën. “Folëm për proceset, përgatitjet partiake dhe listat zgjedhore. U dakorduam që të shtunën të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së”, u shpreh ai. Lajmi në plotësim...

Go to News Site