Telegrafi
Ka pak gjëra më të bezdisshme sesa të derdhësh ose të rrëzosh ushqim në rrobat e tua të pastra, veçanërisht kur ato janë të bardha ose me ngjyra të hapura. Një njollë e dukshme mund të duket e pamundur për t’u hequr. Nëse po përballeni me njolla të vështira në rroba, një eksperte pastrimi thotë se përdorimi i zbardhuesit (bleach) është zgjidhja e gabuar. Në vend të tij, ajo sugjeron diçka që çdo shtëpi e ka: ujë të vluar. Chantel Mila, e njohur si “Mama Mila” në TikTok, ka ndarë një metodë të thjeshtë për heqjen e njollave. Gjithçka që ju nevojitet është një kazan me ujë të vluar. Ajo shpjegon: “Kjo metodë nuk përdor zbardhues dhe nuk kërkon fërkim — thjesht ujë të vluar! Fillimisht isha skeptike, por ai i heq njollat e forta brenda sekondave. Do ta shihni si ngrihet menjëherë njolla.” @mama_mila_ You’ve been removing stains wrong this whole time this method uses no bleach, no scrubbing - literally just boiling water! I was sceptical until I tried it but it literally lifts stubborn stains in seconds watch closely and you’ll see the stain lifting immediately! This should be suitable for most cotton and linen materials that can handle heat but some materials like silk, prints and wool can’t handle it. Save this for the next time you spill something xx #cleantok #cleaninghacks #stainremoval #satistifyingvideo #mamamilastips ♬ original sound - nicole Metoda është shumë e thjeshtë: zieni ujin, shtrijeni rrobën e njollosur në një lavaman bosh dhe hidhni ujin e valuar direkt mbi njollë. Në shumë raste, njolla zhduket menjëherë. Ajo e testoi këtë metodë në njolla nga frutat e pyllit, salca e domates dhe pijet me ngjyrë, duke thënë se ishte e habitur nga rezultati. Megjithatë, uji i valuar nuk është i përshtatshëm për të gjitha llojet e njollave. Në disa raste mund t’i përkeqësojë ato, duke i “fiksuar” në pëlhurë. Ekspertët shpjegojnë se uji i nxehtë mund të bëjë disa njolla më të vështira për t’u hequr, sidomos ato me proteina si vezët, gjaku, djersa, bari dhe ushqimet. Gjithashtu mund të bëjë që ngjyrat të përhapen. Për këto lloj njollash rekomandohet përdorimi i ujit të ftohtë, duke e shpëlarë rrobën nga ana e kundërt për të mos lejuar përhapjen e njollës. Rrobat me këto njolla duhet të lahen veçmas për të shmangur transferimin e tyre. Njollat si vera e kuqe ose çaji janë gjithashtu shumë të vështira për t’u hequr, dhe uji i nxehtë mund t’i bëjë edhe më të forta, sepse “bllokon” përbërësit natyralë që japin ngjyrën. Ekspertët theksojnë se për njollat nga frutat dhe perimet, uji i nxehtë është kundërproduktiv. Në vend të tij, rekomandohen detergjentë të butë, sapun i lëngshëm për enë dhe uthull e bardhë e distiluar, së bashku me ujë të ftohtë.
Go to News Site