Collector
"Prapë nata erdhi" - kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë | Collector
Telegrafi

"Prapë nata erdhi" - kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen në frymën e baladave të lehta dhe emocionale. Kënga shquhet për një melodi të qetë dhe një interpretim të ndjerë, ndërsa në tërësi dëgjohet si një këngë e punuar me kujdes dhe me një atmosferë intime. Mazreku mban autorësinë e plotë të projektit, pasi muzika dhe teksti janë realizuar nga vet ai, ndërsa produksioni është bërë nga DuoBassRecords. Këngës i ka dhënë ngjyrë edhe kitaristi Astrit Stafa, ndërsa videoklipi shoqërues është realizuar nga Molto Studio. “Prapë nata erdhi” tashmë është publikuar dhe është i qasshëm për publikun në platformat muzikore, bashkë me videon zyrtare. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be

Go to News Site