Collector
“E dinim çfarë ishte në lojë – fiton dhe shkon në finale” - Rice flet pas fitores së Arsenalit | Collector
“E dinim çfarë ishte në lojë – fiton dhe shkon në finale” - Rice flet pas fitores së Arsenalit
Telegrafi

“E dinim çfarë ishte në lojë – fiton dhe shkon në finale” - Rice flet pas fitores së Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka folur me emocione pas kualifikimit të skuadrës londineze në finalen e Ligës së Kampionëve, duke theksuar se ekipi ishte maksimalisht i motivuar për shkak të peshës së ndeshjes. “Ne e dinim që kur hynim në ndeshje se çfarë ishte në lojë: nëse fiton, shkon në finalen e Ligës së Kampionëve dhe nëse nuk mund të ngrihesh për këtë, nuk mund të ngrihesh për asnjë ndeshje futbolli”, deklaroi Rice. I shpallur edhe Lojtari i Ndeshjes, Rice foli për Amazon Prime duke vlerësuar rrugëtimin e Arsenalit në këtë edicion evropian dhe duke theksuar se skuadra ka të drejtë ta shijojë momentin. Semi-final POTM: Declan Rice #UCL pic.twitter.com/mQgb335pBf — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 5, 2026 “Nuk mendoj se mund ta nënvlerësoni atë që kemi bërë në këtë garë deri në këtë pikë. Kemi të drejtë të festojmë, është një moment kaq i madh. Liga e Kampionëve është turneu më prestigjioz dhe është një moment krenarie për klubin dhe djemtë”, u shpreh ai. Arsenali tani është vetëm një hap larg trofeut, ndërsa Rice dhe bashkëlojtarët e tij synojnë ta kurorëzojnë këtë rrugëtim me një fund të lumtur në finale. /Telegrafi/

Go to News Site