Telegrafi
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka vlerësuar lart atmosferën në “Emirates” dhe mbështetjen e tifozëve, pasi skuadra e tij siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve me fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale. Spanjolli është afruar me dy trofetë këtë sezon, pasi që edhe në kampionat kur kanë mbetur edhe tri xhiro është lider. “Ishte e pabesueshme që nga fillimi. Mënyra se si tifozët na pritën në stadium, ata vendosën standardin dhe ne u përpoqëm ta kopjonim! Të shihje krenarinë në sytë e tyre ishte diçka e mrekullueshme”, deklaroi Arteta. Tekniku spanjoll u ndal edhe te autori i golit vendimtar, Bukayo Saka, duke theksuar se në një natë kaq të madhe, ndeshjen mund ta vendoste vetëm një lojtar i veçantë. “Fituesi i ndeshjes duhej të ishte dikush special dhe Bukayo padyshim që është. Ai është i veçantë për të gjithë këtu në këtë klub dhe jam i lumtur që ishte pikërisht ai”, përfundoi Arteta. MOOD: INTO THE CHAMPIONS LEAGUE FINAL pic.twitter.com/RIqeLzTdKA — Arsenal (@Arsenal) May 5, 2026 Arsenali tani pret fituesin e ndeshjes Bayern Munich - PSG. /Telegrafi/
Go to News Site