Telegrafi
Një person është arrestuar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në Pejë. Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë në rregullt. “ Pejë / 05.05.2026 – 22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Pas intervistimit viktima është kthyer në shtëpi, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Go to News Site