Collector
A është Luis Diaz kandidat për “Topin e Artë”? “Blerja e sezonit” në Evropë që mund ta çojë Bayern Munichun drejt lavdisë | Collector
A është Luis Diaz kandidat për “Topin e Artë”? “Blerja e sezonit” në Evropë që mund ta çojë Bayern Munichun drejt lavdisë
Telegrafi

A është Luis Diaz kandidat për “Topin e Artë”? “Blerja e sezonit” në Evropë që mund ta çojë Bayern Munichun drejt lavdisë

Luis Diaz po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm te Bayern Munich dhe emri i tij po përmendet gjithnjë e më shpesh edhe në garën për Topin e Artë. Kolumbiani ka treguar jo vetëm talentin për ndeshje të mëdha, por edhe një ndikim konstant që e ka kthyer në një nga transferimet më të suksesshme të sezonit në Evropë. Në ndeshjen e Bundesligës ndaj St. Pauli më 29 nëntor, Diaz realizoi një moment magjik: i rrëzuar në zonë, ai e mbajti topin nën kontroll dhe, thuajse nga toka, e devijoi saktë për Joshua Kimmich, duke krijuar aksionin e golit. Trajneri Vincent Kompany nuk u habit aspak, sepse – siç kujtoi edhe vetë – vetëm tri javë më parë ndaj Union Berlin, Diaz kishte mbajtur një top të “humbur” brenda fushës me një rrëshqitje dhe më pas shënoi nga një kënd pothuajse i pamundur. “Lucho ka një lloj kreativiteti kaotik. Ai mund të bëjë diçka edhe në kaos. Si mbrojtës, gjithmonë e kam pasur të pakëndshme të luaj kundër lojtarëve të tillë, sepse kurrë nuk e di nëse ti e ke topin nën kontroll apo e ka ai”, deklaroi Kompany. Nga “i shitshëm” te Liverpooli, në “pazarin” e dekadës te Bayern Munich Një pjesë e rëndësishme e historisë së Diaz është fakti se Liverpooli e shiti verën e kaluar, pas bllokimit të bisedimeve për rinovim kontrate dhe kërkesave për pagë që klubi nuk i plotësoi. Në një verë me shpenzime të mëdha, largimi i tij u bë i pashmangshëm sapo Bayerni pranoi çmimin e kërkuar. Liverpooli e konsideroi rreth 75 milionë euro një shumë të mirë për një sulmues 28-vjeçar, por në retrospektivë, Diaz është kthyer në një “goditje” për Bayern – sidomos duke pasur parasysh se disa nga blerjet e shtrenjta të “Reds” nuk kanë funksionuar siç pritej. Pas një paraqitjeje shumë të fortë ndaj Atalantës në 1/8 e finales së Champions, Kompany e vlerësoi hapur: “Lucho i sjell shumë ekipit. Driblon, krijon raste, shënon dhe ka mentalitet të madh. Mund ta përgëzosh vetëm klubin për një transferim të tillë”. This Luis Díaz finish ? #UCL pic.twitter.com/EVMY68TxZp — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 23, 2026 “Përshtatja perfekte” në Mynih Edhe pse ishte bërë temë e nxehtë, Diaz nuk ishte objektivi i parë i Bayernit në afatin kalimtar. Emra si Bradley Barcola, Nico Williams dhe Rafael Leao ishin më lart në listë, por pasi u kuptua se ishin të paarritshëm, bavarezët u kthyen te Diaz dhe vendosën ta mbyllin me çdo kusht marrëveshjen. Drejtori sportiv Max Eberl insistoi se klubi ishte i bindur për zgjedhjen: “Ishim të bindur se Luis do të ishte përshtatje perfekte – jo vetëm për gola dhe asistime, por edhe për qëndrimin dhe intensitetin e tij”. Shembull në punë dhe presion Sipas Kompanyt, Diaz u paraqit në ditën e parë të stërvitjes në gjendje fizike dhe mendore më të mirë se kushdo tjetër në skuadër. Ai shënoi që në debutim (Superkupë ndaj Stuttgartit) dhe vazhdoi me gola edhe në ndeshjet e para të Bundesligës. Ikona e Bayernit, Philipp Lahm, veçoi një element kyç, punën pa top. “Ajo që e bën Diaz të veçantë është se ai është edhe punëtor. Ai punon në të dy drejtimet: përpara, por edhe në mbrojtje”, u shpreh Lahm. Me këtë profil – talent, ndikim në ndeshje të mëdha dhe disiplinë pune – Luis Diaz po e justifikon plotësisht statusin e “blerjes së sezonit” dhe po e vendos veten në qendër të vëmendjes, si për Bayernin në Champions, ashtu edhe për ambiciet personale në garën për çmimet më të mëdha. /Telegrafi/

Go to News Site